Mjekja gjinekologe, Anika Dokle ka postuar disa foto së bashku me tre kolegë të saj, duke shpërndarë një mesazh për koronavirusin.

Të veshur me uniformat e spitalit, Dokle dhe kolegët e saj mjekë mbajnë në duar disa fleta të bardha me një mesazh për qytetarët.

“Ne nga spitali dhe ju nga shtëpia, t’i heqim kurorën këtij virusi. Të gjithë bashkë do t’ja dalim!,”-shkruajnë mjekët e maternitetit “Koço Gliozheni”.

POSTIMI I PLOTË:

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier.

Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur.

Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re