Mjekja reanimatore, me detyre Shefe e Reanimacionit në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, Ama Cani bëri një reagim përmes një postimi në Facebook duke përcjellë optimizëm për qytetarët.

Ajo shprehet se “kjo furtunë do të kalojë”, ndërsa shprehet se “reanimacioni më i mirë është optimizmi dhe respektimi i rregullave”.

“Jo panik! Qëndroni në shtëpitë tuaja! Respektoni jetën tuaj dhe të tjerëve!

Reanimacioni më i mirë është optimizmi juaj dhe respektimi i rregullave! Kjo furtunë do të kalojë akoma më shpejt fjalë unionit shtet e popull! Sot duhet të ngrejmë vetëm një flamur të përbashkët politik për të gjithë shqiptarët e të jemi bashkëpunëtorë për fitoren e jetës!”,-shkruan në Facebook Cani.

Shqipëria sot konfirmoi dhe shtimin e pesë rasteve të reja nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 38 persona.

Ndërkohë dy persona janë në terapi intensive, ndërsa një është në frymarrje të drejtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re