Një prind nga Tirana është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” pasi djali i tij ka pasur dy kriza dhe dyshohej për epilepsi. Ai thotë se e çoi te doktoresha Afërdita Tota dhe ajo i dha për mjekim medikamentin e quajtur “Kepra”.

Qytetari tregon se që të ishte plotësisht i sigurtë, e çoi djalin në Itali ku ilaçin që merrte në Shqipëri, ia hodhën në koshin e plehrave. Pas kthimit nga Italia prindi takoi doktoreshën, e cila i tha se është në të drejtën e tij të zgjedhë mjekun që do.

Qytetari: Si je?

Doktoresha: Si je ti? Si ka qenë djali?

Qytetari: Keq!

Doktoresha: Pse?

Qytetari: S’ka pasur ndryshim.

Doktoresha: Tani më thuaj, çfarë ankese ka pasur? Se s’ha bukë nuk është justifikim nga “Kepra”.

Qytetari: Unë i bëra një vizitë në Itali atij edhe ata ma hoqën atë “Keprën”, më thanë “s’ke pse t’ia japësh”.

Doktoresha: Ti e di atë pjesë. Dëgjo, kë të duash ti! Unë kam pasur arsye që ta kam dhënë.Kur i bëra vizitën në Itali, ata thanë, “s’ke pse ia jep këtë “Keprën”.

Doktoresha: Tani për epilepsinë rolandike, unë ju kam sqaruar atëherë. Ka shumë klinika në botë që nuk i trajtojnë, ama do durosh konvulsionet.

Qytetari: Ata na i shpjeguan kështu pak a shumë, se unë s’di dhe italisht edhe s’i kuptoja…

Doktoresha: Është epilepsi që në moshën e adoleshencës, largohet.

Qytetari: Po!

Doktoresha: Tani, unë nuk e di, sa kriza ka bërë fëmija jot. Sa kriza ka bërë?

Qytetari:  S’ka bërë më, që nga Italia s’ka bërë më kriza.

Doktoresha: Mirë është, që njeriu të ndjekë një vendim apo gjykimin e një mjeku. Dakord! Mos të shkosh në njëqind vende dhe të mos dish se ç’bën me fëmijën pastaj! O do të ndjekësh gjykimin e atyre, o do të ndjekësh gjykimin tonë! Unë them që fëmijët mjekohen të paktën dy vjet, duhet të jenë dy vjet me mjekim, pa kriza me ezhe.

Mjekja neuropediatre Pasionare Rino tregon llojet e epilepsive të ndryshme, midis tyre edhe epilepsitë e lehta si ajo e gjumit dhe e temperaturës, të cilat nuk duan mjekim e aq më tepër, kur ka vetëm dy episode.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko