Kirurgia e njohur Lida Shosha është rikthyer në sallën e operacionit tre javë pasi u përball me Covid 19, dhe ka dhënë një mesazh të fortë mbi përgjegjësinë e çdo kirurgu kur hyn në një operacion.

Ajo shprehet se duhet të bëjnë çmos që të ruajnë qetësinë, ndërsa mesazhi i saj duket të jetë një përgjigje për të gjithë ata që kanë hedhur akuza në drejtim të mjekëve, pasi arrestimit të kardikuirurgut Edvin Prifti, i dyshuar për korrupsion.

Postimi i plotë i Shoshës:

Pas tre jave perleshje me Covidin, mblodha ato pak fuqi dhe shkova te operoj pacienten qe me priste plot tre jave, per ti hequr tumorin. E kam shpetuar dhe here tjeter, se fundmi e diagnostikova me tumor, e trajtova intensivisht ,pasi erdhi me hemoglobine

Une prisja te sherohesha, ajo priste qe une te sherohesha e me pas te sheroja ate. Besimi i saj dhe i te shoqit qe me konsideronin si pjese te familjes e u luten pa fund per familjen time, me dha fuqi e motivim. Shkoj dhe e operoj para dy ditesh, gjithcka kaloi shume mbare.Duhet dhe besim ne Zot, ne ditet e qametit.

Por miqte e mi, a e dini cdo te thote te jesh kirurg?

A e dini cfare investimi kolosal te duhet , qe tehu i mprehte i bisturise brenda trupit te njeriut ti heq semundjen, infeksionin , tumorin, per ta rikthyer mes familjes e shoqerise?.

A e dini cfare pergjegjesie eshte, qe dora te mos te dridhet, qe te ruash qetesine kur gjaku hidhet perpjete,kur vlerat bien, kur anestezisti me gjysem zeri te thote, komprimo se po rendohet…prisni, mos manipuloni, nuk eshte film, qe ju mban shtangur me zemer ne dore nga ekrani, eshte realiteti brenda nje salle operacioni ku sfidohesh nga mortja qe do ta rembeje pacientin, dhe per nje moment ndalet fryma e gjithkujt, degjohet vec respiratori sepse ne ate moment nuk egziston askush pervec frymes se pacientit.

Dhe ti, kirurgu primar duhet te ruash qetesine astronautike, te mbledhesh stafin me nje veshtrim, dhe te maresh vendimin ” Ecim” sepse kursesi nuk mund ti dorezohesh humbjes, cdo qelize e jotja eshte vulosur me emblemen do ja dal, ta shpetoj,nuk dorezohem, ky ring i perket kirurgut, jo mortjes.

Pas nje operacioni te tille, mund te jesh plakur 10 vjet, shpirti te eshte thermuar ne mijera copash qe lotojne, por ti e mbledh veten,me djerset qe kullojne nga qimja e flokut deri ne kerbishte, del dhe sqaron njerezit me lot ne sy, ke shume deshire ti perqafosh,tani sna le as Corona, ka shprese per jeten, akoma.

Nje kirurg, nuk eshte nje cope buke qe e gjen ne dyqanin e lagjes ne cdo ore te dites dhe te nates?

Nje kirurg i mire, eshte aset i nje kombi, i pazevendesueshem.

E ne nje vend si ky i joni, qe nuk ka kapacitet te prodhoje nje mjek mesatar, jo me Exelenca, nje kirurg i mire eshte equivalent mijera njerez se bashku.

Mos kujtoni se do i zevendesoni me politiçka, politikruca, delenxhinj, e delenxhesha, qe vjellin vrer e zeher per pak vemendje mediatike, interesa politike, karrige pusht- eti,

Me vjen ne mend Churchilli, une neser do jem esell , ti do jesh prape e shemtuar, kirurgu mbetet kirurg, po fytyrat me shpirt te shemtuar, nuk ka kirurg qe u ben derman, mbeten shemtia e perjetshme e nje shoqerie qe ne 30 vjet tranzicion e la mjekesine si ishull te vetmuar per ta vjele nga gjithe anet, por jo per ta ndrequr per qytetarin e fshatarin e thjeshte qe lebetitet spitaleve per pak jete e shprese.  Lida. Shosha

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re