Mjekja nga spitali “Shifa”, Fadia Malhis paralajmëroi se situata në këtë spital në Rripin e bllokuar të Gazës është shumë e vështirë.

Siç tha ajo, kushtet në spitalet në Gaza janë bërë shumë të vështira për pacientët. Malhis, specialiste e gjinekologjisë, tregoi foshnjat që qëndronin në repartin e kujdesit intensiv.

“Nuk ka energji elektrike, këto bebe do të vdesin nëse nuk ndërhyhet”, tha ajo dhe kërkoi ndihmë urgjente nga komuniteti ndërkombëtar.

Në sulmet izraelite në Rripin e Gazës në tre javët e fundit, u vranë 7.326 palestinezë, përfshirë 3.038 fëmijë, 1.726 gra dhe 414 të moshuar ndërsa 18.967 të tjerë u plagosën.

Gaza po përjeton krizë të rëndë humanitare pa energji elektrike, ndërsa uji, ushqimi, karburantet dhe furnizimet mjekësore po mbarojnë.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksa-së”, një sulm i befasishëm i shumë-dimesional që përfshinte lëshime raketash dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Ushtria izraelite më pas filloi bombardime të pamëshirshme në Rripin e Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re