Mjekja shqiptare në Romë, Ilda Hoxhaj deklaroi se deri tani asnjë shqiptar në Itali nuk është identifikuar me koronavirs. Gjatë diskutimit në “Kapital” për virusin, ajo tha se shtetasit e infektuar janë kinezë dhe italianë.

 

“Italia është aktualisht në fazën e pestë të një epidemie. Deri tani nuk ka raste të konfirmuara me nacionalitet shqiptar. Në romë janë të shtruar 2 persona që janë me nacionalitet nga Kina dhe pjesa tjetër janë italianë. Nuk ka raste të konfirmuara aktualisht.”

 

Mjekja tregoi se në një spital të Italisë ka edhe një strukturë të posaçme me 80 shtretër për pacientët.

 

“Këtu të gjithaë masat janë ndërmarrë. Në spital është vendosur një strukturë në dispozicokn të pacientëve që mund të jenë të konfirmuar. Do të ketë 80 shtretër, 59 vetëm për pacientët në terapinë intensive. Ky ëshjtë një lajm i orëve të fundit. Por gatishmëria qëndron në të gjitha regjionet.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re