Mjekja otorinolaringologë, Evelina Cenalia tha në “Good Morning Albanians”, se pavarësisht se thuhet shpesh në formë batute se njerëzit e kruajnë veshin edhe me çelës, e vërteta është se ka edhe më keq se kaq.

Nga eksperienca si mjeke ajo tha se ka pasur raste që në veshin e pacientëve ka gjetur edhe kruajtëse dhëmbësh, apo edhe sende të tjera, e ndonjëherë në vesh mund të futen edhe insekte dhe fije bari.

“Në vesh mund të futen edhe insekte, fije bari, ndonjëherë te çunat kur qethen mund të futen edhe qime flokësh. Unë nuk e rekomandoj as atë pastrimin e kanalit të jashtëm të veshit te berberi”,-tha mjekja.

Mjekja shtoi më tej se në fakt edhe pambukët që shpesh përdoren për  veshin nuk duhen përdorur, madje tha ajo asnjëherë ato nuk lexojnë që janë për  veshin, pasi veshi vetë pastrohet e nuk ka nevojë të preket me asgjë, as me dorë.

“Ça nuk përdorin dhe çfarë s’u ngel në vesh. U ka ngelur edhe kruajtësja e dhëmbëve. Edhe këto që përdoren për të pastruar veshin, por nuk janë për të pastruar veshin, veshi nuk pastrohet me asgjë. Ka aftësi vetëpastruese, nuk vendoset as dora në vesh. “Pastrohet me bërryl” thoshte profesori im për të thënë që nuk preket. Sigurisht që ka vesh që e kanë të vështirë vetëpastrimin por ka pika mjaftueshëm në treg që e ndihmojnë atë që veshi e ka normale që të fillojë të shkarkojë dyllin e tepërt”,-tha mjekja.

Ndiqni në link intervistën e saj:

https://youtu.be/aoDilJC-Dfg

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re