Silvana Sadria, mjeke pneumologe

Embolia pulmonare është një gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonjë material tjetër bllokon një arterie pulmonare. “Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze”. Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare, për çka edhe procesi emërohet tromboembolia pulmonare.

Vendet e formimit të trombeve janë: pulpat e këmbëve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes) atriumi i djathtë në të sëmurët me IKK.

Faktorët predispozues

  • Staza e gjakut (shtatzënia, obeziteti, IKK)
  • Anomalitë dhe dëmtimet e murit e venave (proceset kirurgjikale fleboskleroza)
  • Çrregullimet e koagulimit të gjakut (mungesa e antitrombinës III, trombozat pas operacioneve, rritja e fibrinogjenit).

Shkaqet

Shumica e embolive pulmonare, në 90 % të rasteve shkaktohen nga  trombozat venoze të gjymtyrëve të poshtme dhe ndonjëherë nga flebitet e legenit, të çara superior ose të dhomëzave të zemrës.

Megjithatë, pothuajse në 15 % të rasteve asnjë rrethanë favorizuese nuk është gjetur.

Klinika

  • Dhimbje gjoksi, dispne, hemoptizi= vajtje mendje për tromboemboli
  • Format atipike si gjendjet e shokut, bronkospazma, rritje e temperaturës 38
  • Në varësi të obturimit të arteries ose degës pulmonare kemi: takikardi, takipne, dhimbje gjoksi, kollë, aritmi.

 Duhet dyshuar për TEP (tromboemboli )

  1. Kur kemi anomali pulmonare (mushkërisë ose dhe kardiake të zemrës të një pacienti me flebit
  2. IKK kur nuk gjen shkak të qartë të saj
  3. Dispne (marrje fryme) e takipne (frymëmarrje të shpeshtë) të pashpjegueshme.
  4. Sputum me rrema gjaku e hemoptizi
  5. Versament pleural
  6. Rritje e temperaturës e pashpjegueshme, rritje e pulsit dhe e frekuencës respiratore
  7. Keqësim të sëmurëve kronike pulmonare

DIAGNOZA

Klinika e ekzaminimet na ndihmojnë për vendosjen e saktë të diagnozës

Ekzaminimet

  • Grafi =hije në formë rrumbullake apo trekëndëshi ku kemi të bëjmë me pakësim të vizatimit pulmonary, ngritje lart e hemidiafragmës, minimal likid atelektaza në formë bande.
  • Gjak =leukocite
  • Astrup hipoksemi e hipokapni (ulje të oksigjenit e të gazit karbonik)
  • D Dimer (përjashtuese)
  • Ekg =shenjat e mbingarkesës
  • Angiografi
  • Shintigrafi
  • Skaner AngioSkaner

Tipe të veçanta të embolisë pulmonare

  • Embolizmi dhjamor: Është gjendje patologjike e cila përkufizon hyrjen dhe shtegtimin me gjakun qarkullues të një numri të konsiderueshëm masash dhjamore, me pasoja bllokimin e mikro qarkullimit të organit të goditur. Organet më të prekura nga embolat dhjamore, më të rënda për shëndetin e jetën e të sëmurit janë mushkëritë, truri dhe veshkat.
  • Embolizmi gazor ose embolizimi me likid amniotic: Embolia gazore është formë e veçantë e embolisë e shkaktuar nga hyrja dha qarkullimi i ajrit në brendësi të vazave të gjakut. Ky ajër formon flluska ose bula gazore, të cilat brenda në qarkullim mund të obstruktojnë rrjedhën vaskulare pothuajse aq lehtësisht sa dhe masat trombotike. Kjo situatë zhvillohet për shembull në rastet kur një notar – zhytës ose polumbarist ngjitet me shpejtësi nga thellësia, e cila sjell deri tek dekompresioni i shpejtë gjatë së cilës gazrat e organizmit si oksigjeni, dyoksidi i karbonit dhe azoti, që ndodhen në gjendje të tretur në trup, lirohen në formë flluskash gazore që mbushin e bllokojnë venat e gjakut.
  • Embolizmi tumoralNë pacientë që vuajnë nga sëmundjet tumorale.

Botuar në gazetën “Shëndeti”, maj 2018

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re