Skip to content

Mjekra si Ismail Qemali? Rama surprizon sërish me veshjen, shkon në intervistë me tuta, nuk heq dorë nga ‘besnikja’ Adidas

edi2 1

TIRANË– Kryeministri Edi Rama pas kthimit të tij nga Amerika ka dhënë një intervistë për gazetarin Denis Minga. 

Ajo që ka rënë në sy edhe kësaj herë ka qënë look-u i kryeministrit Rama, i cili ka lënë mjekrrën të rritet.

Kjo gjë i ka rënë në sy edhe gazetarit, i cili e ka ngacmuar duke e pyetur nëse po mundohet që t’i ngjajë babait të kombit, Ismail Qemalit. 

“Duhet pyetur mjekra ime,“-tha kryeministri Rama. 

Një tjetër detaj në veshjen e kreut të qeverisë ishin edhe tutat me logon e kompanisë gjermane “Adidas”.  Tre vijat klasike dalloheshin qartë në tutat e zeza, të cilat ishin kombinuar me një palë atlete të bardha dhe një xhaketë.