Epidemiologu Ilir Alimehmteti është shprehur sot se lehtësimi i masave është bërë në kohën e duhur, e sipas tij mund të bëhej më shpejt, pasi Shqipëria ka tregues për këtë gjë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alimehmeti u shpreh se shifrat flasin në favor të lehtësimit të masave.

“Unë mendoj se jemi në një situatë ku masat duhet të lehtësohen, pasi shifrat flasin për këtë gjë,  por kujdesi duhet të rritet. Studimet kanë treguar se gjatë verës virusi nuk zhduket ashtu siç ndodhi me SARS1. Në verë vetëm bie kofiçenti R. Kofiçenti R ka të bëjë me transmetueshmërinë e virusit”, u shpeh mjeku.

Po ashtu ai tha se në verë mund të merren masa për të hapur çadrat na njëra-tjetra, që mund të jetë një mundësi që qytetarët të pushojnë në det

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re