Mjeku Ilir Alimehmeti sqaroi sesi duhen parë shifrat e larta të ditëve të fundit. Sipas tij, njerëzit nuk duhet të shqetësohen kur dëgjojnë për të infektuarit e rinj, që kanë qenë rekord qysh nga nisja e pandemisë në Shqipëri.

Mjeku deklaroi në “Facebook” se shqetësimi nuk duhet krijuar vetëm duke parë numrin e lartë të të prekurve, por duhen vëzhguar edhe numrat e të të shtruarve dhe të pacientëve në gjendje të rëndë.  

“❗ Katër ditë me “shumë” raste të reja pozitive për SARS-CoV-19.

❓ Çfarë do të thotë?

➡️ Në përgjithësi, po gjejmë më shumë raste por duken kryesisht raste të lehta ose asimptomatike!

✅ Pra, miqtë e mi, mos u hutoni vetëm nga rastet e reja!

✅ Shifrat kryesore janë shtrimet spitalore dhe këto nuk shfaqin asnjë përkeqësim!

✅ Në vlera absolute shtrimet spitalore kanë mbetur njësoj në këto katër ditë edhe pse ka ritme të mëdha zbulimi epidemiologjik!

✅ Në vlera relative, shtrimet spitalore janë ulur si përqindje e rasteve aktive të gjetura!

Ndërkohë mos harroni të ruani distancimin fizik dhe higjienën e kujdesshme!

Evitoni grumbullimet!”

Në shënimin e tij, doktori Ilir Alimehmeti ka analizuar të gjitha shifrat e paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë që prej 13 qershorit.

Në analizë ka përfshirë numrin e të infektuarve në 24 orë, numrin e testimeve, rastet aktive, të shtruarit në spitale, pacientët në terapi intensive dhe të intubuarit.

Alimehmeti arrin në përfundimin e se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar nga numri i lartë i të infektuarve, përsa kohë që situatë në Spitalin Infektiv është e qëndrueshme. Dhe për më tepër, të intubuar janë vetëm dy pacientë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re