Mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh për Euronews Albania se vaksinimi fals anti-COVID në Shqipëri është një fenomen në rritje. Epidemiologu sqaroi se ka persona që pa qene të vaksinuar marrin certifikatën e vaksinimit duke shkelur rregullat.  Sa i përket vaksinimit të studentëve, mjeku theksoi se “na intereson të kemi një përqindje të lartë të popullsisë të imunizuar, por pa futur konflikt”.

“Nëse ne duam të bëjmë vaksinim për evituar infektimet, për të zbrazur spitalet, për të pasur sa më pak raste të rënda, atëherë koherenca do të donte që kjo duhet të fillonte nga moshat e mëdha. Edhe tek moshat e reja ne e kemi nisur nga universitetet, vendet e tjera e kanë nisur nga lokalet, udhëtimet. Arsimit është i fundit që preket”, theksoi z. Alimehmeti. Ai shtoi se nuk kemi ende informacion sesa studentë janë vaksinuar deri më tani.

“Shumica e studentëve e kanë kaluar COVID. Një studim që u publikua në mujain korrik,  52% dolën pozitiv me anti-trupa. Kjo ishte para valës Delta”, tregoi mjeku, teksa shtoi se duhet të merret parasysh imuniteti natyror.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re