Prej disa ditësh Shqipëria ka një kurbë të sheshtë të përhapjes së koronavirusit. Mjeku pneumolog i Spitalit “Shefqet Ndroqi”, në një intervistë për Ora News tha se po shkojmë drejt një dalje graduale të situatës.

Arben Tanka: Ne kemi 10 ditë ku shifrat e shtrimeve janë konstante në dy spitalet. Numri i të shtruarve është rreth 40 persona, është një konstante e 10 ditëve të fundit. Mund të themi që situata është relativisht stabël.

Parametrat e epidemisë për Shqipërinë duken goxha të mira. Shpresojmë që në ditët në vijmë që kjo kurbë që është e sheshtë të vazhdojë të ulët. Nuk dihet periudha e saktë kur do të dalim nga kjo epidemi, por siç duket po shkojmë drejt një dalje të ngadaltë, por konstante. 

Duke folur për gjendjen e pacientëve në spitalin COVID 2, doktorit Tanka tha se 4 prej tyre janë në reanimacion në gjendje më të rëndë.

Arben Tanka: Në spitalin tonë 4 pacientë janë në gjendje të stabilizuar. Nuk kanë nevojë për  frymëmarrje të asistuar. Ndërkohë pjesa tjetër, 4 prej tyre janë në reanimacion. Gjendja në reanimacion është e rëndë dhe disa prej tyre janë të intubuar, pra kanë nevojë për frymëmarrje mekanike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re