Skip to content

Mjeku beratas Eugen Bojaxhiu kërkon mandatin e deputetit

Eugen bojaxhiu Andi Permeti

 

Dy “tradhtare” te tjere nga opozita thyejne vendimin politik kerkojne

1554818734 817 Dy “tradhtare” te tjere nga opozita thyejne vendimin politik kerkojne

Vijojnë rrjedhjet nga listat e kandidatëve të opozitës. Kandidati i listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Korçës, Andi Permeti është paraqitur sot në KQZ për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Andi Përmeti ka qenë ndër kandidatët që është shprehur kundër Lulzim Bashës gjatë zgjedhjeve në parti, ndërkohë që pritet të marrë mandatin e deputetit dhe të jetë pjesë e “opozitës së re”.

Permeti ishte kandidati me nr.12 në qarkun e Korçës. Ai me profesion është avokat dhe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë.

Nga ana tjetër edhe nga LSI-ja ka pasur një tjetër kandidat që ka thyer vendimin politik.

Bëhet fjalë për Eugen Bojaxhiu, i cili ka garuar në zgjedhjet e shkuara në listën e qarkut të Beratit.

Bojaxhiu është me profesion mjek patolog dhe ka kandiduar në zgjedhjet e shkuara në siglën e LSI-së, i renditur në listën e kandidatëve me numrin 6.