Profesor Dhimitër Kraja ka mposhtur virusin COVID-19 dhe ka lënë nga Spitali Infektiv.

Ai kishte dalë në pension, por me apelin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë, që mjekët të bashkoheshin e të ndihmonin në këtë situatë kritike, ishte rikthyer për t’u shërbyer pacientëve për shkak të koronavirusit, por i infektua edhe vetë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dha lajmin për shërimin e mjekut me anë të një postimi në Facebook.

“Lajm i mirë! Sapo ka dalë nga spitali infektiv në gjendje të mirë shëndetësore prof. Dhimitër Kraja! FORCA”

Edhe kryeministri Edi Rama ndau lajmin e shërimit të Krajës.

“LAJM I MIRË NGA SPITALI INFEKTIV:

SAPO KA DALË I SHËRUAR PROF. DHIMITËR KRAJA, I CILI SI PENSIONIST IU PËRGJIGJ I PARI APELIT PËR T’U ANGAZHUAR NË VIJËN E ZJARRIT, KU U PLAGOS NGA ARMIKU…

JETË TË GJATË PROFESOR”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re