Për shkak se është një virus i ri, nuk ka protokoll zyrtar mjekimi për pacientët me COVID 19. Mjeku Erion Dobi, i cili prej 12 vitesh punon në Francë dhe aktualisht është në linjën e dytë të luftës me koronavirusin, në një intervistë për Ora News thotë se trajtimi i vetëm që ka dhënë rezultat deri më tani është ai me klorokinë, ilaçi që është përdorur kundër malaries ose për sëmundjet reumatizmale.

Dobi: Trajtimi më efikas që mendohet se ka rezultate është ai i paraqitur nga ekipi i Profesor Doktor Didier Raoult në Marsejë, trajtim me klorokinë, trajtim që në rastin e rutinës përdoret ose si trajtim antimalarje ose në rastin e sëmundjeve reaumatizmale, në doza më të ulëta. Është mbështetur në një studim kinez. Me këtë trajtim arriti të ulë ngarkesën virale nga 20 ditë në 6 ditë. Në krye të 6 ditëve personat nuk janë më të infektuar, ngarkesa virale është ose e zhdukur ose në titra shumë të ulët. Pacientët infektojnë më pak personat e tjerë dhe ka më pak shanse të shkojnë në komplikacione të mundshme siç janë pneumonitë.Periudha e inkubacionit nuk është 14 ditë por mund të shkojë në 20 ditë.

Duke mbetur te Franca, mjeku thotë se situata paraqitet problematike dhe të dhënat flasin se mund të përkeqësohet edhe më tej në ditët e ardhshme.

Dobi: Janë mbi 13 mijë të prekur, mbi 450 të vdekur dhe 800 persona që kanë nevojë për terapi intensive. Duke marrë parasysh që numri i të prekurve nga dje është rritur me 20% dhe numri i të vdekurve mbi 25%, autoritetet shëndetëosre e quajnë situatën alarmante dhe na bën të mendojmë se ditët në vazhdimn do ketë akoma më shumë infektuar dhe më shumë komplikacione. Sistemi shëndetësor është në situatë të vështirë, jo e gjithë Franca është prekur në mënyrë të njëjtë. Pjesa më e madhe e rasteve ndodhen rreth zonës së Parisit, dhe zona verilindore ku bëj pjesë ku janë 30% të infektuarve. Dje dy avionë ushtarakë kanë transportuar mbi 18 të sëmurë nga zona verilindore në pjesën jugore për arsye të mbingarkesës së madhe të qëndrave të terapisë intensive në këto spitale. Janë në vështirësi nga ana e mjekëve, ka shumë personel shëndetësor të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re