Skip to content

Mjeku i arrestuar, në gjykatë/ Fier, pritet masa e sigurisë për imazheristin që u merrte para pacientëve

Këtë të hënë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për masën e sigurisë, ndaj mjekut imazherist në Fier, Gëzim Taullaj.

Ky i fundit, nuk do të marrë pjesë në seancë, për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur.

Mjeku Gëzim Taullaj, 66 vjeç u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një personi që do t’i kryente eko abdominale.

Atij iu sekuestruan paratë që I mori pacientit dhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

66-vje☼ari akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Policia thotë se ai shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës vizitonte pacientë në dy klinika private në Fier.