Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo ka publikuar një fotografi, ku shihet stafi i mjekëve dhe infermierëve në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive.

Kalo shprehet se mjekët dhe infermierët janë sot të bashkuar, për t’ju shërbyer qytetarëve, duke shtuar se bashkërisht do ia dalin mbarë.

Postimi i mjekut infeksionist Tritan Kalo:

15 Mars 2020….MBRËMJE në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive…..Jemi këtu në krye të detyrës së bashku me Prof. N. Çomon, Dr. N. Kryemadhin, Dr. M. Qaton, Dr. Dr. A. Domin, Dr. A. Hoxhën si dhe një grup dijeplotë e vullnetplotë Infermjeresh, të mbështetur nga Sanitaret, Koordinatoret, etj….Bashkëqytetarë, ju DUHET të BINDENI se ato çka lexoni në shtypin botëror në lidhje me MUNDËSITË më të fundmit terapeutike të mjekimit, të të gjitha formave klinike të Covid-19 edhe ne po ua ofrojmë të sëmurëve tanë, për të bërë të mundur shpëtimin e jetëve të tyre….

NUKU na mungojnë mjetet për t’u shërbyer, POR mbi të gjitha ju sigurojmë se NUKU na mungon humanizmi, dija e vullneti ynë për të bërë gjithshka të mundëshme në luftën për jetën e të sëmurëve tanë….Ju duam shumë, na mirëkuptoni dhe na mirëbesoni…Njëkohësisht ajo çka na frymëson është edhe fakti se, SOLIDARITETI dhe MBËSHTETJA e kolegëve mjekë e infermjerë NUKU na mungon….BASHKËRISHT ne do t’ia dalim mbanë!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re