Mjeku i QSUT, Ilir Allkja, ka deklaruar se është futur në karantinë, pasi kishte vizituar 3 pacientë që dyshohet se ishin me koronavirus, ndërkohë që nuk ishte veshur me veshjen speciale. Përmes një mesazhi në Facebook Allkja pohoi se nuk kishte qenë në dijeni të faktit që këta persona dyshoheshin se ishin prekur nga COVID-19.

Mes të tjerash ai i bën thirrje Njësisë së Kordimimit të Urgjencave
Komëbtare që të jenë të kujdesshëm në paraqitjen e rasteve në spital,
pasi duhet të pyesin pacientët nëse kanë temperaturë apo probleme
respiratorë. Po ashtu ai theksoi se duhen veshje speciale për të
mbrojtur jetët e mjekëve dhe stafit mjekësor, që ky sistem mos të
përfundojë në kolaps.

“Përshëndetje! Unë quhem Ilir Allkja. Jam mjek në urgjencën Para
Spitalore të QSUT-së. Unë dhe kolegët e mi jemi në vijën e parë të
luftës ndaj epidemisë së OVIT-19 dhe po shërbejmë me vetëmohim për të
shpëtuar jetët njerëzore. Unë sot jam i vetëkarantinuar deri sa të
konfirmohet gjendja ime shëndetësore, pasi mbrëmë pak vizituar 3
pacientë të dyshuar me COVID-19 pa veshjen speciale.

Me dëshpërim kam konstatuar se njësia e Koordinimit të Urgjencave
Mjekësore po na dërgon raste që na i paraqesin si raste neuroplogjike
apo gastro-neurologjike, ndërkohë që ankesa kryesore e pacientëve ka
qenë temperatura dhe vështirësia në frymëmarrje. Ne shkojmë me maskë
kirurgjikale dhe jo me veshje të posaçme. Kam një thirrje për kolegët e
njësisë së koordinimit të Urgjencave Mjekësore, për drejtorin Skënder
Berataj; jini më të kujdesshëm në pyetje të personave që kërkojnë ndihmë
tek numri 127.

Kërkoni nëse kanë temperaturë, nëse kanë probleme respiratore, apo
nëse kanë lidhje me personat e prekur apo personat që kanë udhëtuar.
Duhet të punojmë të gjithë në mençuri që sistemi shëndetësor të mos
bjerë në kolaps nga përgjegjshmi apo pakujdesia. Ne po luftojmë që të
kursejmë jetën e çdo shqiptari, ju duhet të kurseni jetën e çdo mjeku
dhe infermieri. Ju lutem na nisni me veshje speciale për çdo rast të
dyshuar. Ju lutem na nisni veshjen speciale për çdo rast të dyshuar,
veshjet vlejnë shumë më pak se sa jeta jonë”, tha mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re