Mjeku Ilir Allkja, i cili ndodhet në vijën e parë të frontit përballë COVID-19 tek Urgjenca e QSUT, bën një apel për qytetarët lidhur me rritjen e rasteve me COVID-19.

Allkja thotë se qytetarët duhet të kujdesen për veten, të vendosin maskë kudo dhe mos vizitojnë miq e të afërm pasi dëmtojnë shëndetin dyfish.

Ai shton se distancimi fizik është i rëndësishëm, por distancimi social është i panevojshëm dhe nuk sjell asnjë dobi.

STATUSI NGA ILIR ALLKJA

Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e parē të shpëtimit të jetëve njerëzore ju kërkoj gjithë bashkëatdhetarëve të mij te kujdesen për vetveten!

Shëndeti dhe jeta juaj është në radhë të parë përgjegjësi e juaja, mos prisni qeverinë apo të tjerë të mbrojnë jetët tuaja!

Mbani maskë kudo në ambjente publike, madje edhe nëpër ashensorë, mos vizitoni miq e të afërm , pasi mund të dëmtoni shëndetin tuaj dhe të tyren!

I rëndësishëm është distancimi fizik, distancimi social (siç porositin disa struktura) është i panevojshëm e nuk sjell asnjë dobi !

Duke parë rritjen e përditshme të rasteve me infeksionin e COVID-19, si mjek në vijën e parē të shpëtimit të jetëve…

Publiée par Ilir Allkja sur Mardi 7 juillet 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re