Mjekët e qendrave shëndetësore po përballen me fluks pacientësh në një kohë që në qarkullim është gripi dhe varianti më i ri i COVID, Omicron i cili ka sjellë dhe një rritje të të infektuarve.

Mjeku pneumolog ka deklaruar se vaksina kundër COVID nuk të mbron nga gripi.

“Këtë vit gripi jep kontribut për keq në të gjithë botën sepse vaksinimi ndaj gripit ka qenë më i pakët. Nga ana shkencore nuk është e provuar të thuash se bën vaksinën e COVID dhe je i mbrojtur dhe nga gripi. Rastet me COVID janë shtuar.

Sa i përket numrit të rasteve të shtruar në spital në vendin tonë ka dhe një karakteristike tjetër. Ka plot njerëz që zgjedhin të trajtohen në shtëpi. Këtë numër s’mund ta neglizhojmë.  Në rastet e rënda nuk mjafton vetëm terapia, duhet edhe mjeku në kokë. Në ditët e para rekomandoj vetëm vitamino-terapi. Në ditët e para asgjë tjetër përveç vitamino-terapisë”, tha Jorgji.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re