Avokati Altin Goxhaj ka bërë një thirrje për mjekët shqiptarë sot në studion e ‘Fax News’ sa i takon çështjes së vaksinimit të qytetarëve duke thënë se nëse bëjnë shkelje duke zbatuar urdhrin e ministres do të përballen me pasoja të rënda ligjore.

Goxhaj u shpreh se ka informacion se këtë javë shumë mjekë kanë refuzuar tu japin shërbimin e çastit pacientëve, pasi këta të fundit kanë refuzuar të vaksinohen.

Ai tha se me këtë akt jo vetëm po shkelet ‘Betimi i Hipokratit’ por edhe do të shkojnë në gjykata dhe mund të kenë rrezik për jetën.

“Mjeku ka detyrë të mjekojë dhe hasmin!

Betimi i mjekut është që ti ofrojë çdo kujt shërbimin me të mirë, ndërkohë këta po bëhen hasmi i gjithë shqiptarëve, nëse nuk vaksinohesh unë të zhvendos shërbimin të castit.

Një njeri me mendje të nxehtë mund të jetë i rrezikshëm për mjekun, po luajnë me zjarrin nga veriu në jug, dhe nuk duhet të kenë një cështje të hapur te ‘Urdhri Mjekut’ dhe ata nuk shkojnë dot të punojnë në Gjermani.

Ne nuk e kemi me ministren dhe Ramën por cdo mjek shqiptar që zbaton këtë urdhër, po luajnë me zjarrin, nëse mendojnë se rrezikohen me pushim nga puna. Kurt ë shkojnë te urdhri i mjekut për këtë shkelje do jenë pa ministren, emrat do bëhen publikë, përfshirë dhe adresën e shtëpisë.

Cdo ditë marrim informacione për njerëz që vdesin parakohe për shkaqe të panjohura, pas marrjes së dy dozave. Këta thonë vaksinohu tani që të jesh gati për në vjeshtë, por efekti i vaksinës mbaron për 6 muaj, në shtator.

Kemi të dhëna se këtë javë është zbatuar ky urdhër. Thirrja ime e thjeshtë është, se ne e kemi seriozisht, mjekët do pendohen tërë jetën nëse bëjnë këto shkelje, sepse betimin e Hipokratit duke zbatuar ketë urdhër e kanë shkelur-tha Goxhaj.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re