Mjeku Tritan Kalo, në një shënim në profilin e tij në rrjetet sociale, këshillon edhe njëherë që të respektohet këshillat e mjekëve në rastin e COVID-19 si edhe ka bërë thirrje që të mos përdoren antibiotikë dhe antibakterialë pasi nuk janë antiviralë.

‘Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore…..Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale….Vetëm një pjesë e tyre mundet të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore….

Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19….Në ndihmë ne na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti….Antibiotikët/Antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë Ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet…..

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë…..Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës….Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike….Nëse nuk janë të domozdsohmë përse po përshkruhen ato???….Me durim dhe besim reciprok ne së bashku do tia dalim mbanë!!!!’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re