Ish-kryetari i Dhomës së Mjekëve të Ontario-s në Kanada dr. Sohail Gandhi ka deklaruar se “Türkiye duhet të merret si shembull për të kapërcyer krizën në sistemin shëndetësor”.

Në një prononcim për Anadolu, Gandhi tha se sistemi shëndetësor i Kanadasë i cili prej shumë vitesh tregohet si një ndër të rrallët në botë, është në krizë të thellë.

“Türkiye e cila ka përjetuar probleme të ngjashme, ka formuar sistem të ri shëndetësor me vendime që mori 20 vite më parë”, tha Gandhi duke thënë se “Kanadaja duhet të marrë shembull Türkiye-n për të kapërcyer krizën në sistemin e saj shëndetësor”.

Ai theksoi se hapi më i rëndësishëm që Türkiye ka ndërmarrë në sektorin e shëndetësisë është sistemi i informacionit dhe i të dhënave. “Kjo kërkon marrjen e një sërë vendimeve politike radikale, gjë e cila nuk ekziston në Kanada”, tha Gandhi.

Pasi vuri në dukje se pacientët duhet të mendohen me përparësi para elementëve të tillë si ndërtesat e spitaleve, personeli dhe materialet që do përdoren, Gandhi shtoi se Türkiye me hapat që ka ndërmarrë ka arritur me sukses atë që është e vështirë.

Sipas tij, në Kanada ka 13 sisteme të ndryshme shëndetësore dhe nuk kanë komunikim me njëri-tjetrin. Gandhi tërhoqi vëmendjen se nuk mund të ketë qasje në informacionin e pacientit i cili transferohet nga spitali i një qyteti në spitalin e një qyteti tjetër.

“Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës në sistemin shëndetësor të Kanadasë është një sistem informacioni si ai i Türkiye-s të cilin mund ta përdorin në mënyrë të përbashkët të gjitha institucionet shëndetësore”, tha Gandhi.

Ai bëri të ditur se një praktikë të ngjashme me sistemin e informacionit shëndetësor që përdor Türkiye, ka siguruar që të fillohet në vitin 2009 në rajonin Collingwood.

“Më shumë se 60 mjekë përdorin këtë sistem që është ende funksional. Nga ky sistem përfitojnë rreth 70 mijë persona që jetojnë në rajon. Janë marrë rezultate jashtëzakonisht produktive. Kam ndërmarrë iniciativë që ky të përdoret në mbarë rajonet dhe në vend. Çdo zyrë ku kam shkuar, më ka referuar në një vend tjetër duke e bërë këtë punë një rrugë pa krye”, shtoi Gandhi.

– “6 milionë kanadezë nuk kanë mjekë familje”

Në kërkime dhe statistika, sistemi shëndetësor i Kanadasë ndodhet në nivelet më të ulëta, kryesisht në OECD dhe Komonuelthin Britanik, njoftoi Gandhi.

“Arsyeja më e rëndësishme pse sistemi ka hyrë në krizë është se ai është politizuar. Për gjendjen aktuale katastrofike të sistemit tonë shëndetësor në Kanada, janë bërë thirrje nga shumë burime për transformim të sistemit. Të shohim vende të tilla si Türkiye të cilët në vend që të fillojnë nga zeroja, kanë zhvilluar sistem shëndetësor shumë më produktiv. Bërja e asaj që ata kanë bërë do të jetë me shumë dobi për qytetarët kanadezë”, tha ai.

Gandhi shpjegoi se kriza në sistemin shëndetësor të Kanadasë ka filluar në vitet 1990 ndërsa ende 6 milionë kanadezë nuk kanë mjekë familje dhe se në vend ka problem për infermierë dhe personel shëndetësor, krysisht për mjekë.

– “Türkiye, një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit mjekësor në botë”

Duke marrë parasysh situatën urgjente, pacientëve u jepet takim për operacion nga 4 deri në 18 muaj më vonë, njoftoi Gandhi i cili bëri të ditur se edhe në artikullin që ai ka shkruar në blogun e tij u rekomandon lexuesve që të “shkojnë në Türkiye për operacionet e tyre urgjente”.

“Për personat që nuk janë shtetas turq por që shkojnë atje me qëllimin e turizmit mjekësor, Türkiye është një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit mjekësor në botë. Në të vërtetë një pacient i imi që ka zgjedhur të mos presë 13 muaj i detyruar për një protezë të këmbës, do të shkojë në Türkiye muajt e ardhshëm dhe do të mund të trajtojë këmbën e tij”, tha Gandhi.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re