Ende nuk ndihen plotësisht pasojat e Covid-19 tek njeriu, edhe pse mjekët bazuar në studimet ndërkombëtare edhe në rastet me të cilat punojnë çdo ditë kanë evidentuar disa problematika, pasojat e të cilave nuk dihet nëse do të jenë afatshkurtra apo afatgjata. Në një intervistë, mjeku urolog Artan Koni ka folur për ndikimin e Covid-19 tek organet gjenitale të meshkujve.

Mjeku Koni: Covidi i shkakton këto probleme kur gjen një terren të mirë le të themi, për sa i përket problemit të ereksionit, psh kur jemi më të shëndoshë se ç’duhet, kur jemi me diabet, ose në moshë të thyer, apo mos të jemi të vaksinuar. Ky do të ishte terreni ideal që kur i mbivendoset edhe Covidi, krijon probleme me ereksionin. Kjo është e para, e dyta është kur i ndodhin këto probleme pacientit, njerëzit në përgjithësi fokusohen vetëm tek problemi që ndjejnë, ndërkohë që problemet me Covidin janë probleme të përgjithshme, sepse është një sëmundje që prek damarët e vegjël, të cilat siç ndodhen në penis, ndodhen edhe tek sytë, sic kanë ndodhur edhe shumë raste të tjera, që pacientët kanë pasur probleme me sytë, i është rritur numri i syzeve, problemet me dhëmbët me lëkurën e kështu me rradhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re