Arben Gjoni mjek natyralist ka folur ditën e sotme për Ozonoterapinë që sipas tij do të ndikojë në uljen e COVID-19. Me shfaqjen e virusit janë praktikuar edhe terapi të ndryshme. Ozonoterapia praktikohet në të gjithë Evropën me një leje të posaçme, por për tu aplikuar në një sëmundje të veçantë duhet një leje tjetër. Ai shpjegoi se Ozoni është pastrues natyral i natyrës.
“Ozoni prodhohet në natyrë jo vetëm nga rrezet ultra violet të diellit, por edhe nga rrufetë. COVID-19 nuk do të largohet sepse do të rriten temperaturat, por nëpërmjet rrezeve ultra violet do të shtohet ozoni do të zbresin në tokë dhe do të pastrojë ajrin. vetë. Rritja e tij do të ndikojë në zbehjen e virusit”, tha Gjoni.
Gjatë bisedës në studio Gjoni shpjegoi se terapia e Ozonit aplikohet në të gjithë Evropën, por për sëmundje të veçanta duhet një leje tjetër.
“Ozoni përdoret në dy mënyra; 1- auto-emoterapi e madhe dhe auto emoterapi e vogël. Autoemo: (është gjaku i individit, merret 200ml gjak, nxirret nga trupi hidhet nga një barkushe e cila më pas ka disa etapa).
Auto emoterapi e vogël është në kapsula të vogla nëpërmjet të cilave injektohet. Ozoni mund të praktikohen në një fushë shumë të gjërë. Terapia bëhet vetëm 1 herë dhe zgjat 30 minuta”, sqaroi mjeku natyralist.
Efektet e Ozonit:
Gjoni: I heq të gjithë receptorët virusit, e oksidon membranën.
Nëse Ozonoterapia do të përdoret sapo një individ del pozitiv nuk do të arrijë që pacienti të shkojë në një gjendje më të rënduar. Kjo teori duhet të praktikohet sapo individi del pozitiv ndaj virusit. Mjafton vetëm një herë për të zhdukur 99.22% virusin në organizëm.
Gjithashtu ai theksoi se ka një sukses të lartë dhe individi nuk do të arrijë të shkojë në gjendje të rëndë.
“Në 2002 kur u shfaq SARS me Ozonin në Kinë u bënë eksperimente dhe nga të dhënat e tyre rezultoi se kishte sukses. Në përgjithësi besoj se ka një burokraci të madhe për të aplikuar terapi të reja. Ozonoterapia nuk është ilaç dhe nuk futet te mjekësia zyrtare dhe ka një lloj problemi për tu zgjidhur nëse duhet përdorur apo jo, sepse nëse përdoret kjo do të lindin dilemat e mospërdorimit të ilaçeve. Ministria e Shëndetësisë duhet të aprovojë disa ligje për përdorimin e Ozonoterapisë, pasi në Shqipëri nuk ka ligje për përdorimin e saj”, sqaroi ai.