Një prej mjekëve në spitalin e Durrësit është prekur nga koronavirusi. Ai i ka shërbyer 73 vjeçares që humbi jetën nga koronavirusi. Pjesa tjetër e stafit mjekësor ka rezultuar negativ.
Siç raporton gazetari i ABC News Leonidha Musaj, mjeku i është nënshtruar edhe më parë analizat dhe kishte rezultuar negativ fillimisht. Ishte testi i dytë që konfrimoi se mjeku ishte infektuar nga koronavirusi.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=y-VYRAE7ZD4?feature=oembed&w=1200&h=675]
Ndërkohë për një fakt të tillë i trembet edhe pjesa tjetër e stafit mjekësor të cilët kanë realizuar deri tani vetëm testin e parë që sipas autoriteteve është negativ. Ndërkohë ata gjenden të vetkarantinuar në shtëpitë e tyre.
Sipas ekspertëve të shëndetit ky virus tinzar nuk i jep shenjat e prekjes që në fillim ndaj dhe një person i nënshtrohet 2 herë testit laboratorik.
Për sa i përket jetës në qytetin e Durrësit ditën e sotme, shumica prej tyre i është bindur urdhrit për të qëndruar në shtëpi ndërkohë që disa të tjerë e kanë thyer këtë urdhër. Për këta persona policia dhe ushtria ka marrë masa ndëshkimore, si bllokim automjetesh, gjoba dhe shoqërime në komisariate.
83 automjete janë bllokuar në këtë qytet. Tregjet e mëdha janë mbyllur duke u ndërgjegjësuar.
Qyteti i Durrësit deri më tani shënon 5 të prekur nga koronavirusi./abcnews.al