Qeveria ka hedhur poshtë akuzat se janë ezauruar kapacitetet spitalore në spitalet Covid. Në një video të publikuar në Facebook, shfaqet zëvendës drejtorja e QSUT, Ariana Strakosha që tregon se ka vende për të pritur pacientët e sëmurë dhe pas saj duken shtretërit bosh.

“Jemi pranë spitalit Covid 3, në pavijonin e tretë. Ky spital është i konceptuar në tre pavijone të mëdha. Sikurse shihni, kemi kapacitete shtretërish të lirë për ti shërbyer qytetarëve, në gjendje për të mirëpritur të gjithë. Alarmi që janë pakësuar kapacitetet spitalore nuk është i vërtetë, sikurse shikoni dhe vetë, janë gati shtretërit.

Në skenarët e parashikuar, është në gjendje për të pritur dhe të sëmurët, dhe Covid 4, spitalin tjetër pasi të mbushen të gjitha kapacitetet e Covid 1, 2 dhe 3.

I bëj thirrje qytetarëve që të zbatojnë më rigorozitet rregullat, duhet të evitohen festat, baret. Në këtë moment, të gjithë e luftojmë sëmundjen”, tha Strakosha.

Kujtojmë se ditën e sotme, një mjek i spitalit Covid 2 i bëri thirrje qeverisë që të reagojë sepse janë mbushur kapacitetet dhe të sëmurët po marrin trajtim në autoambulancë. Por për këtë rast nuk ka ende një reagim publik. (Lexo ketu)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re