Një Hulumtimi i ri i publikuar në dhjetor 2024 i udhëhequr nga ekspertë në Universitetin e Nottingham-it, ka zbuluar se doza të përsëritura të paracetamolit tek njerëzit shoqërohet me një rrezik të shtuar të ulçerave të stomakut, dështimit të zemrës, hipertensionit, sëmundjeve të veshkave.
Altin Joka, nutricionist tha në emisionin People se pjesa toksike e paracetamolit shkon në mëlçi ku akumulohen dhe shkaktuar dëmtime të rënda
Mjek nutricionist
“Paracetamoli vepron në sistemin nervor, në hipotalamus, krijo një mpirje të sistemit nervor për të bërë uljen e temperaturës. Në momentin që kalon në qarkullimin e gjakut ai konvertohet në substanca të ndryshme që transformohet në bazën enzimatike, por ka një problem; një pjesë e tyre shkon në veshka për t’u filtruar dhe pjesa toksike më e rëndë e paracetamolit kalon në mëlçi, ndaj duke u akumuluar në mëlçi, kohë pas kohe kjo do të sjellë problematika.
Unë kam 25 vjet që nuk kam pirë paracetamol, mund të përdoret kamomili që është një analgjezik shumë i mirë. Është fara e zezë, për fëmijët uthulla e mollës me xhinxher dhe mjaltë. Për ulje të temperaturës mund të konsumohet 2 lugë uthull molle nga goja dhe uthull rrushi, një garzë vihet rreth ballit dhe pjesës së tëmthave, me një tjetër mbështillen këmbët, çaji i rrodhes me xhinxher dhe mjaltë, shton djersitjen dhe çon në uljen e temperaturës”, tha ai.