Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se nisja e shkollës është një lajm i mirë dhe për sa i përket shqetësimit të prindërve duhet bërë një sqarim mbi nivelin e infektimit të fëmijëve në shkolla.

Duke cituar disa evidenca të kryera në shumë shtete të ndryshme dhe mbi të cilat janë bazuar disa shtete europiane  mjeku thotë se ka shumë modele që duhen ndjekur.

Duke dhënë shembuj të shteteve të ndryshme mjeku Alimehmeti shpjegon se transmetueshmëria e fëmijëve ndryshon nga ajo e të rriturve dhe është më e ulët.

Disa shembull që epidemiologu ka shkruar në statusin e tij në rrjetin social “Facebook” janë:

Në Irlandë:
Në shkollë nuk u sëmur asnjë prej 1.001 fëmijëve që patën kontakt të ngushtë me 3 raste pediatrike të konfirmuara (10-15 vjeç) dhe me 3 raste të rriturish me COVID-19.

Në Angli:
Pas rihapjes së shkollave në Qershor dhe Korrik 2020, survejanca kombëtare tregoi se u infektuan vetëm 70 ndër 1.6 milionë fëmijë që shkonin në çerdhe, kopësht apo shkollë fillore.
Vetëm 0.01% e institucioneve arsimore pati një shpërthim.
Në Guangzhou – Kinë:
Një studim retrospektiv i 195 vatrave brendafamiljave tregoi se moshat <20 vjeç kishin riskun më të ulët për t’u infektuar (-77% risk relativ) në krahasim me moshat mbi 60 vjeç.

Në Zvicër:
Vlerësimi i 111 kontakteve brendafamiljare i 40 rasteve me fëmijë të infektuar (<16 vjeç) tregoi se fëmija dyshohej se ishte rasti i parë në familje në vetëm 8% të rasteve.
Alimehmeti gjithashtu ka shkruar se nga të gjitha studimet që ka lexuar dhe ka paraqitur tregon se fëmijët nuk kontriubojnë shumë në dinamikën e epidemisë së SARS-CoV-2. Sipas tij ifeksionet sekondarë të shkaktuara nga fëmijët janë gjithashtu të ulëta dhe vatrat pediatrike janë të rralla.

/faxweb