Janë konfirmuar edhe 2 raste të reja pozitivë me Covid-19 nga personeli shëndetësor. Shifra zyrtare u dha nga ana e ministrisë së Shëndetësisë, ku tashmë e con ne 28 numrin e personelit mjekësor të prekur nga koronavirusi.

Një prej të prekurve mësohet se është mjek ortoped në qendrën shëndetësore të specialiteteve nr.2 është shtruar në Spitalin Infektiv.

Personeli mjekësor i infektuar është kryesisht i Pavionit të Sëmundjeve të Brendshme (Interne), por mjekët kanë kontaminuar edhe kolegët e tyre të reparteve të tjera. Rritja numrit të prekurve bëri që ministria të mbyllë për 1 javë repartin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.

Deri më tani janë regjistruar 1,122 raste me koronavirus. Ndërkohë, 33 pacientë nuk e fituan dot betejën me sëmundjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re