Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero, ka qenë i ftuar sot në News 24, për të folur në lidhje me koronavirusin. Në nisje të fjalës së tij.

Ai u shpreh se ka një qortim për të gjithë ata që nuk kanë ndjekur rregullat, dhe kanë dalë nga shtëpitë e tyre.

“Kam një qortim, se mosha nuk ma lejon të them fjalë tjetër.
Kuptojeni jemi në një luftë, që varet nga ne. Nëse doni të gëzoni
fëmijët, nipërit e mbesat, më dëgjoni, qëndroni në shtëpi. Nesër është
shumë vonë. Nëse vini te unë nesër, në spital, nuk e keni bërë punën
tuaj”, u shpreh Pipero.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re