Nga Dr.Sokol Papa

(Pneumolog)

Vërtet adoleshentët kanë nevojë për pije energjike?

Gjithmonë dhe më shumë, gjatë vizitave mjekësore shoh të rinj adoleshentë me ankesa si vështirësi në frymëmarrje, parehati në kraharor, rrahje zemre, nervozizem , ankth, por pa patologji pulmonare.

Fatkeqësisht edhe vetë prindërit pohojnë konsumimin e pijeve energjike (shpesh, disa në ditë) në mosha kaq të vogla.

Në një bisedë që pata para disa ditësh me një mësuese, që jep mësim në këtë grupmoshë me pohon se është trend konsumimi i këtyre pijeve në këtë moshë dhe pothuajse të gjithë i konsumojnë.

Fatkeqësisht pijet energjike nuk kanë asnjë vlerë ushqimore dhe përveç efekteve anësore, disa kalorive nga përmbajtja e sheqerit dhe varësia nuk kanë çfarë “energjie” t’i japin një adoloshenti që nuk ka ku çon energjitë e veta.

Dua t’i bëj një thirrje dashamirëse prindërve, mësuesve, por edhe njësive ku tregtohen këto produkte që të kufizojnë në maksimum përdorimin e pijeve energjike në këto mosha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re