Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në ditë, ose katër milionë në vit.

Kardiologu Andi Çabelli shpjegoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se konsumimi i tepër i kripës shkakton probleme të hipertensionit, që është një sëmundje shumë e shpeshtë, por shpesh e padiagnostikuar.

“Është e rëndësishme të marrë  kripë përmes dietës por me kalimin e viteve mekanizmat për të rregulluar përqendrimin e këtyre elektroliteve në gjak çrregullohet dhe organizmi ka vështirësi në eliminimin e natriumit dhe kjo mund ët shoqërohet me mbajtjen pak më tepër të ujit në organizëm që çon në hipertension. Kjo është arsyeja pse marrja e tepërt e kripës shkakton probleme kardiovaskulare”, shpjegoi mjeku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re