Mjeku Aliriza Osmani ka folur për situatën e krijuar nga koronavirusi. Kumanova është kthyer në një vatër të nxehtë, ndërsa sipas tij kjo ka ardhur nga papërgjegjshëmria e qytetarëve.

Pjesë nga intervista:

Cfarë po ndodh ne Kumanove? Pse u bë vater e nxehtë?

“Është më e nxehtë (situate me kovid 19 në Kumanovë) sepse popullata nuk është e dëgjueshme. Këtë e them me gjithë përgjegjësinë. Dhe do kisha pasur një apel posacërisht për kumanovarët, që të kenë kujdes sa më të madh.”

A po funksionon izolimi? A duhet të shpallet zonë krize me gjendje tëjashtëzakonshme?

“Deri në këtë moment, kapacitetet tona janë të mbushura, të stërmbushura. E kemi nën kontroll po. Pacientët që i kemi këtu, i kemi nën kontroll. Nëse pacientët kanë përkeqësim të shëndetit, ne i dërgojmë në Shkup.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re