Mjeku Ariet Gega në një lidhje me emisionin “360 gradë” u shpreh se duke nisur nga mortaliteti në Shqipëri mund të jenë deri në 2 mijë të infektuar me Covid-19.

“Në Shqipëri aktualisht mortaliteti është diku te 20 e ca pacientë. Nuk dua të besoj që mortaliteti është shumë i lartë në Shqipëri, por nuk mund të ketë 400 raste në Shqipëri. Duhet të jenë mbi 1 mijë, diku 1 mijë-2 mijë, duke u nisur nga mortaliteti.”

Por kjo teori u kundërshtua nga Erion Dasho i cili tha se kjo është më shumë një teori konspirative.

“Unë tentoj ti besoj më tepër dhe jam i linjave zyrtare. Teoritë konspirative gjithmonë do të ekzistojnë, aq më tepër kur janë problem të reja shëndetësore si ky i covid-19. Teoritë konspirative e kanë shoqëruar që nga fillimi epideminë dhe ka patur teori të shumta. Unë i besoj më tepër teorive zyrtare.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re