Mjeku shkdoran Eno Kanani është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Miqtë e tij kanë ngritur tashmë një fushatë për mbledhjen e fondeve me qëllim dërgimin e tij në Turqi për një trajtim më të specializuar.

David Hosaflook që është dhe organizatori i fushatës, shkruan se sipas informacioneve që ai ka marrë dhe falë fondeve të grumbulluara në rrjet, tashmë është siguruar një charter me të cilin të dielën mjeku do të dërgohet në një spital në Turqi.

42-vjeçari është baba i tre fëmijëve.Abcnews/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re