Mjeku shqiptar në Berlin Fahri Beqa, ka treguar se si 90% e pacientëve të prekur me Covisd-19 në Gjermani e kanë kaluar pa marrë asnjë lloj mjekimi spitalor. Në një status në rrjetet sociale, Beqa me origjinë nga Kosova, por që punon prej 12 viteve në Berlin, ka thënë se shumica e pacientëve në Gjermani s’kanë pasur nevojë për mjekim spitalor pasi COVID-19 ka qenë i lehtë.

Postimi i plotë

Coronavirus – UPDATE!! Rasti i parë në Gjermani është vërtetuar
më 29.01.20. Që nga atëherë deri sot në ora 16.40 janë regjistruar rreth
4150 raste zyrtarisht. Nga këta të infektuar, gjithsej 8 persona, të
gjithë të moshuar dhe multimorbid (të sëmurë kronik të diagnostifikuar
me shumë sëmundje), kanë vd.ekur.

Domethënë shkalla e vd.ekshmërisë në Gjermani është 0,2%. Lajm i
mirë është që 46 të sëmurë të tjerë që janë mjekuar nëpër spitale janë
shëruar plotësisht dhe janë lëshuar në shtëpi (dmth testi pas mjekimit
ka qenë negativ). Rreth 90% e të prekurve nuk kanë pasur nevojë fare të
marrin mjekim spitalor, sepse simptomat dhe zhvillimi i semundjes ka
qenë i lehtë. Tashmë parashikohet që 60-70% e popullsisë së Gjermanisë
do të preken nga ky virus (sipas ekspertëve të Virologjisë).

Çështja është që përhapja e infeksionit të jetë sa më e
ngadalshme dhe e kontrolluar (Grafikoni ne foton 2) në mënyrë që të
përballohet nga sistemi shëndetësor. Prandaj edhe janë marrë masat që të
parandalohet përhapja e shpejtë (kryesisht shmangie nga tubimet mbi 50
persona, mbyllje e shkollave dhe institucioneve tjera si dhe kufizim
nacional dhe internacional i lëvizjes së njerëzve).

Një përhapje e shpejtë dhe e pakontrolluar e Coronavirusit nuk
do të mund të përballohej edhe nga sistemet më të sofistikuara
shëndetësore (siç shihet edhe nga rasti i Italisë – shkalla e
vd.ekshmërisë mbi 6%). Një lajm tepër i rëndësishëm sot i konfirmuar
edhe nga Ministri i Shëndetësisë së Francës është që të shmanget
përdorimi i Ibuprofenit dhe barnave të grupit të njejtë për zbritje të
temperaturës – sepse është vërtetuar që e favorizon zhvillimin e shpejtë
të sëmundjes duke përshpejtuar replikimin e virusit Corona (kjo mund
edhe të jetë diskutabile mirëpo derisa të dëshmohet e kundërta duhet të
shmanget përdorimi i Ibuprofenit).

Si medikament për zbritje të temperaturës preferohet
Paracetamoli. Definitivisht nuk duhet të injorohen masat që duken shumë
të thjeshta por që janë shumë të rëndësishme për përhapjen e kontrolluar
të infeksionit (larja e shpeshtë e duarve, shmangia e kontakteve me
njerëz në masë, mosshtërngimi i duarve, mosvizitimi i të sëmurëve nëpër
spitale e të ngjajshme).

Nëse keni të sëmurë kronik në shtëpi krijoni distancën e
nevojshme nga ata në mënyrë që ata të jenë të mbrojtur. Nëse megjithatë
jeni të infektuar dhe ju paraqiten simptomat (temperaturë, kollë e thatë
etj.) Mos u nisni për në spital por telefononi dhe përcillni udhëzimet
pastaj. Dhe pa panikë mbi 99% e te infektuarve megjithatë e mbijetojnë
këtë sëmundje. Lajm i mirë sot ishte edhe dekodimi i virusit si dhe
fillimi i suksesshëm i fazës së parë të testimit të vaksinës në
laborator. Në fazat tjera pastaj fillon testimi në njerëz. Kujdes,
shëndet dhe suksese!!!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re