Mjeku Sulçebe: Ku ndryshon gripi nga Omicron

genc-sulcebe-696x405.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Imunologu i njohur, Gent Sulçebe, ka thënë sot në një studio televizive se simptomat e gripit dhe variantin Omicron janë gati të njëjta dhe mund të dallohet vetëm duke bërë testin. Ai tha se pavarësisht se Omicron është më ngjitës, ka simptoma më të lehta dhe kalon më shpejt.

“Omicron ka një periudhë inkubacioni, e cila është më e shkurtër. Nëse ishte 5 ditë me variantet e mëparshme, ky shfaqet më shpejt. Omicon po bëhet një lloj si gripet e tjera. Shumica e popullatës ka krijuar imunitet, qoftë nga virusi dhe infeksioni, ka një mbrojtje paraprake. Ky varianti i shpëton antitrupave, qelizat mbrojtëse të organizmit, janë efektive.

Virusi kur futet në organizëm dhe jep këtë infeksion të lehtë reagon shpejt dhe infeksioni kalon më shpejt.  Ky është lajmi i mirë në krahasim me lajmin jo të mirë që është shumë ngjitës. Është disa fish më infektues se varianti fillestar. Nëse një person e ka kaluar këtë infeksion 6 muaj përpara, do të infektohet detyrimisht.

Nga pikëpamja klinike temperatura, rrufa, dhimbjet e fytit janë të ngjashme me gripin e zakonshëm. Variantet e para shkaktonin dhimbje të forta në trup. Ky mesa duket ka shumë pak humbje shije dhe nuhatje dhe fokusohet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Është si gripi sezonal. Mund të diferencohet vetëm duke bërë analizën, tamponi i shpejtë apo molekular.

Është kthyer në një grip të zakonshëm dhe trajtimi është si për gripin e zakonshëm. Nuk ka asnjë ndryshim, ne trajtojmë vetëm simptomat. Mjekimet që bëhen me antibiotikë janë të panevojshme, vetëm nëse ka ndonjë komplikacion. Antiviralet që kanë filluar të përdoren, kërkojnë një diagnozë të shpejtë.”, tha ai.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë