Takimi i refuzuar nga doktori në pararojë të Infektivit, Tritan Kalo, me mjekë të diasporës, organizuar nga Ministria e Diasporës, e ka shtyrë profesorin e associuar, doktor Rustem Celamin të bëjë një vlerësim për kolegun e tij.

Refuzimin e takimit e ka vlerësuar për të treguar se seminaret e takimet nuk mund të jenë vetëm për show, por për të thënë të vërtetat, aq më tepër, kur shumë nga mjekët që thanë se do të ktheheshin në vend, nuk janë kthyer.

Postimi i plotë i mjekut Rustem Celami:

Mantelbardhi etalon, kapacitet real i kalibrit ekslences kliniko shkencore perendimore, di edhe te thote jo, si Prof. Tritan Kalo.

Sepse preferon te jete i kristalte sic ka genet, sic eshte vete.

Ky gjigand real i mjekesise flet me argumenta te bazuara ne evidence saqe edhe ata qe nuk e duan apo nuk e pelqejne, heshtin perpara argumentave te tij.

Sot meritonte te ishte drejtues universiteti, fakulteti, departamenti, sherbimi, ministrie, ku pa dyshim do kishim nje realitet ne shendetesi me funksionale, me cilesore dhe me nen kontroll te kesaj pandemie.

Profesor Kalo udheton me autobuz dhe jo si nje pjese e mire te kolegeve te tij qe kane makina 100 mije euro, vila 500 mije euro.

Ai ska as qindra mijera euro ne shpi as ne banka, pasuri te palujtshme, as klinika e aksionere etj etj sepse ai nuk shitet e blihet sikurse shiten nje pjese e e mire e kolegeve tane nga cdo ngjyre politike.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re