Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një bashkëbisedimi me pacientët të cilët kanë kaluar Covid-19. Një qytetar i cili kishte kaluar Covid-19 në shtator, zbuloi se 30 gjilpëra i kanë kushtuar 1 milionë e 800 mijë lekë.

Ai tha se nuk ka marrë asnjë rimbursim nga shteti dhe se e gjithë mjekimi i është mundësuar nga djali i tij që jeton në Angli, pasi përndryshe në këtë vend nuk ke mundësi që të blesh ilaçe.

“Unë jam Muharrem Poleshi, vij nga Bathorja, ndonëse një vend i harruar shumë pranë Tiranës. Në shtator jam infektuar me Covid, dhe isha buze vdekjes. Më kanë përfshirë të gjitha simptomat, isha gati për intubim, telefonova 127 që sot e bëjnë si urgjencë heroike. 7 herë i kamë marrë dhe 7 herë nuk më është përgjigjur kush. 

Ditën e 8 mu përgjigj një mjek dhe më tha nuk jemi ne ato që u shërbejnë juve. Shkova tek mjeku i familjes dhe i kam kryer me shpenzime private. 30 gjilpëra më kanë kushtuar 1 milion e 800 mijë lekë. Falë një djali që kam në Angli me lekët e mia i kam blerë, të gjitha asnjë rimbursim. Falë djalit që kam në Angli dhe mjerë ai që nuk ka djalin në Angli sepse në Shqipëri nuk ble dot ilaçet. Prandaj po vdesin njerëzit çdo ditë.”– tha Poleshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko