Ka qenë 15 vjeç kur mësoi për herë të parë të punonte me thupër. Atë që në fillim Qani Nuredini e quante zanat, sot e cilëson art.

Zanatin e ka trashëguar nga i ati. Kujton kur ai i thonte se një ditë do të bëhej nga mjeshtrat e thuprës në Elbasan.

Tashmë në këtë qytet Thuprat punohen kryesisht nga të moshuarit. Qaniu thotë që kërkesat më të mëdha janë nga bizneset, por kjo peridhë nuk ka qenë shumë e mirë.

Duart i janë bërë me kallo dhe shpesh i dhëmbin, por kjo nuk e pengon te punoje. Gjatë verës, Qaniu mbledh thuprat përgjatë luginës së lumit Shkumbin.

Pasi thuprat të thahen Qaniu rifillon punën  dhe end ngadalë për të  formuar objektet e bukura artizanale ashtu siç ka bërë pwr 60 vite me radhë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re