Në një vjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të shquar Koço Devole, Agron Llakaj, duke “shigjetuar” presidentin Ilir Meta, “fajëson” veten për mungesën e fuqisë për t’i akorduar në këtë përvjetor dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”.

 

Përmes një mesazhi dedikuar Koços, teksa e quan “aristokratin dhe perandorin e komedisë shqiptare”, Agron Llakaj shkruan se një nga betejat është që emri i Koço Devolës të gdhendet jo thjesht në memorien e njerëzve, por në histori.

 

Mesazhi:

Ehhh mor Koço Devole…!Sot 1 vit nga dita kur u largove përgjithmonë…, çdo ikje është e rëndë, e hidhur dhe plot dhimbje, ashtu sic ishte dhe largimi yt.Koço i dashur, jeta dhe puna na rrëmben, rutina na bën që të të mos mendojmë çdo ditë, por sa herë gjatë punës e procesit krijues, përmendim emrin tënd si referim , sepse ti je “Mali i rëndë” me të cilin matemi për t’u ngjitur të gjithë…Ti duhet të jesh libër ne shkollen e artit të komedisë.Unë s’kam fuqi të vendos që në këtë përvjetor te parë të largimit tënd ,të të nderonin me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, duke u mbledhur dhe folur për Ty…,se siç e ke thënë Ti me gjallje…, ” është lëshuar dora sa nuk mblidhet më ! “,po dekorohen edhe lokalet, së fundmi ,urdhërin “Mjeshtër i Madh” e mori dhe “paçja” o Koço , sepse është pjata e preferuar e një shokut të Presidentit…

Nejse, që të mos e zgjas sepse ti nuk i kishe shumë qejf llafet e shumta…,po meqë jemi tek shteti , kam shumë dëshirë që një sallë e Teatrit të humorit apo Estradës në Tiranë ,të marrë emrin tënd, Teatri “Koço Devole”… edhe në mos paçin talentin sa Ty..,emri që do mbajë teatri , do ketë peshën e emrit ,dhe artit tënd magjik.

Koço i shtrenjtë ! Ka plot të tjerë që kanë ctë flasin e shkruajnë për Ty,edhe më shumë se mua…,por është ” beteja ” ime që Ti dhe emri yt të gdhënden jo thjesht në memorien e njerëzve ,por në memorien e kombit që quhet histori,sepse historia e humorit shqiptar ka shumë emra te nderuar dhe thellësisht të respektuar ,por kurrë një emër si Yti…,Ti ishe, je dhe do mbetesh Aristokrati i komedisë shqiptare…, ” Perandori i Humorit shqiptar ,Koço Devole ” .🙏.Mirënjohje pa fund !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re