Arian Miluka artist i 10 disiplinave të cirkut dhe mjeshtër tregon në emisionin e Fax News “Me Xhaxhiun” se si arriti të ndërtojë klasën apo sistemin e tij ku ushtrohen shumë sportistë në Belgjikë.

Miluka, shumë i njohur në sferën e cirkut botëror tha se pavarësisht se është larguar nga vendi, vjen shpesh dhe me aq sa i jepet mundësia e promovon traditën dhe gjuhën shqipe.

Në rrëfimin e tij ai përmend edhe arsyen pse u detyrua të ikte duke thënë se intrigat ndaj talentit të tij asokohe i dhanë bindjen se vetëm jashtë vendit do të arrinte sukses.

Unë vij gjithmonë në verë në Shqipëri sepse dua që fëmijët të ruajnë traditën dhe gjuhën. Ndjej shumë dhimbje kur shoh si është katandisur cirku tani, nostalgjia kur je larg merr përmasa akoma më të mëdha.

Unë zbatoj aktivitetin tim jashtë, bashkëpunoj me njerëz nga vende të ndryshme dhe u prezantoj flamurin shqiptar. Cirku ka gjysmën e saj artistike dhe atë teknike. Madhështia e tij qëndron te artistët e vërtetë, bashkim i të kundërtave në mënyrë të mrekullueshme.

Unë trajnoj shumë njerëz, ka edhe 65-vjecarë që bëjnë mrekullira në sport. Sekreti qëndron te teknika dhe jo sforcimi e cila duhet kapur në kohë. Asnjëherë nuk e kam parë një nga disiplinat që kam ushtruar si më të dobët sepse jepja maksimumin tek secila.

Jam profesor i masterklasës dhe krijova sistemin tim Miluka. Gjithë bota të jep teknikën asnjë nuk tregon metodikën dhe këtë e kam zbuluar në Kinë dhe i kam shënuar. E rrita studion në bazë të kësaj dhe eksperiencës në shkollën ruse.

Donin të më ndërprisnin në kulmin e punës time kur isha regjizor, këto intriga më detyruan të largohem nga vendi, na u krijua një gjendje e vështirë familjare.
Kam pasur bindjen se nëse do ikja do krijoja sukses“-u shpreh Miluka.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re