Pedagogia Iris Luarasi ka qenë e ftuar ditën e sotme në një interviste në lidhje direkte për Fax News, për të folur për nismën për krijimin e një regjistri onlinë për krimet seksuale.

Iris Luarasi ka deklaruar se ky regjistër do t’i shërbejë komunitetit për të ditur më mirë kë kanë në lagjen e tyre, në mënyrë që persona të cilët kanë kryer abuzime seksuale apo ngacmime ndaj fëmijëve, të mos i përsërisin në të ardhmen.

Luarasi thotë se ky regjistër nuk është formë presioni për këta persona por është thjesht mjet ndërgjegjësimi për të bërë kujdes.

“Ajo që do thoja është se ky projektligj i jep mundësi publikut që të aksesojë regjistrin në mënyrë të kontrolluar. Ne nuk kemi qenë asnjëherë që të kthehet në gjueti shtrigash. Ata që futin në regjistra janë persona që kanë kryer burgun. Nuk është mjet presioni por ndërgjegjësimi, që njerëzit ta dinë kush vjen në lagjen e tyre. Nuk do te këne n asnjëherë mundësi që të punojnë në vende që kanë lidhje me fëmijët. Nuk mund të hapë një byrektore, nuk mund të punojë si roje shkolle, etj“, tha Luarasi.

Sipas Iris Luarasit, familjarët e këtyre personave që kanë kryer krime seksuale me të mitur nuk kanë pse ta kundërshtojnë këtë regjistër, pasi vetë ata kanë dështuar në edukimin e familjarit të tyre.

“Në momentin që ky kthehet në ligj mua s’më intereson fare që do të kundërshtohet nga familjarët e personit. Familjarët duhet ta bënin detyrën e tyre familjare pëer ta edukuar që të mos ngacmojë seksualisht gra, fëmijë. Dhe në rastin më te keq ta përdhunojë. Duhet të kesh një arsye specifike për të hyrë në regjistër. Duhet të japësh gjeneralitet dhe kartën e identitetit. Bëhet për të ruajtuar pjesën e personave që mund të atakohet. Nuk prevalon e drejta e dhunuesit që ka kryer krimin, por e viktimes. Nuk besoj se do guxojë një familjar që të kundërshtojë këtë nismë“, tha pedagogia.

E pyetur nga gazetarja e Fax News nëse ky regjistër do të bëjë që të tillë persona të ndihen të sulmuar nga shoqeria, Iris Luarasi iu përgjigj duke thënë se e drejta e viktimës mbizotëron mbi të drejtën e abuzuesit.

“Regjistrin nuk mund ta shikojmë si një element që ka nisur të gjurmojë njerëzit dhe të bëjë gjendjen e tyre familjare. Nuk parashikon të regjistrohen emrat e familjarëve . Nuk është parashikimi ky. Kështu që ata nuk kanë si të ndjehen të atakuar. A është sulmuar ndojnjëherë ndonjë nga këta predatore nga komshinjtë kur kanë dalë nga burgu? Mesa di unë kurrë. Jetojmë në një vend të vogël ku e dinë të gjithë çfarë ka ndodhur. Duhet patjetër të prevalojë e drejta e viktimës. Viktima në momentin që ka guxuar e ka paditur ka bërë gjënë më të mirë të mundhsme sepse ne të tjerët kemi mundësinë të ruajmë veten“, tehksoi Luarasi.

Ndër të tjera, Iris Luarasi ka thënë se kjo nisëm është përqafuar nga qytetarët, të cilët kanë ofruar mbështetjen e tyre sapo janë njohur me të.

“Ky është projektiligji i parë që i shkon parlamentit me 22 mijë firma. Për një ligj duhen 20 mijë firma. Kanë qenë shumë aktivistë në formë vullnetare që kanë dalë ditë për ditë në çdo qytet dhe kanë mbledhur këto firma. Nuk është nisëm e Iris Luarasit, por është punë e përbashkët e 28 organizatave që punojnë për të drejtat e njeriut. Qytetarëve kur i prezantonim një fletë të KQZ mendonin se ishte politike dhe stepeshin, por kur i thonim se ishte regjistër për predatorët seksuale, ata e firmosnin menjëherë dhe tregonin mbështetje. Nuk është një projektligj që u mendua tani dhe u bë tani”, përfundoi ajo.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re