Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në një fabrikë bojrash, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, sikurse ben me dije edhe Ministri Peleshi.

Permes nje postimi në rrjetet sociale ai shton se një grup specialistësh nga Kapaciteti Kombëtar i Kimisë është gjithashtu në terren për të bërë matjet dhe për të qenë në gatishmëri.

“Me të gjitha kapacitetet në terren, për të shmangur rrezikun për qytetarët dhe banesat pranë.U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet drejt autostradës deri në qetësimin e situatës!”, shkruan Ministri i Mbrojtjes.

Nga ana tjeter Ministri Balla, i cili ishte i pari qe beri apel qe te shmangej kalimi ne autostrade, ka shkuar ne vendin e ngjarjes.

Zjarri i permasave shume të medha perfshiu ne mbremje nje fabrikê bojrash, ndersa flaket dolen jashte kontrollit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re