Drejtuesit e automjeteve në Berat janë përballuar ditët e fundit me një trafik tejet të rënduar në të gjitha akset rrugore që përshkojnë qytetin.

Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në rrugët e qytetit, duke e bërë vështirësisht të qarkullueshëm hyrjen në Berat dhe daljen prej tij.

Duke qënë se Berati është një qytet që përshkohet nga vetëm një rrugë kryesore, kjo ka bërë që makinat të bllokohen në trafik me minuta të tëra.

Edhe pse forca të shumta të policisë rrugore janë të pranishme në çdo aks të qytetit, trafiku ende vijon të jetë i ngarkuar dhe i bllokuar në disa kryqëzime.

Sipas policisë rrugore, ardhja e emigrantëve beratas pranë familjeve për të kaluar festat e fundvitit, ka sjellë edhe shtimin e numrit të mjeteve në rrugë dhe rrjedhimisht edhe trafikun e rënduar në rrugët e qytetit të Beratit.

(E.H/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re