Një 62-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi makina që udhëtonte ka dalë nga rruga.

Mësohet se viktima është me inicialet A.K., 62-vjeç, banues në Lushnje, i cili ka humbur kontrollin e mjetit teksa udhëtonte me mjetin e tij tip Honda.

NJOFTIMI

Divjakë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 14:50, në fshatin Mërtish, shtetasi A. K., 62 vjeç, banues në Lushnjë, duke udhëtuar me një motomjet tip “Honda” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re