Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë, ku një mjet, drejtuesi i të cilit nuk bëhet i ditur, ka përplasur një të moshuar. 86-vjeçarja ndodhet tashmë në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi zyrtar i pòlicisë: Më datë 03.06.2020, në lagjen nr. 18, në vendin e quajtur “Dritat e verdha”, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasen V. V., rreth 86 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila aktualisht ndodhet në Spital nën kujdesin e mjekëve dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, po punon për kapjen e tij dhe për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re