Një 78-vjeçar është përplasur nga një automjet, i cili pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Faslli Arapi, ka qenë duke qarkulluar me biçikletë, kur në vendin e quajtur “Varri i Babaliut” është përplasur nga prapa nga një automjet me ngjyrë të zezë.

I moshuari, pas përplasjes ka rënë në rrugë dhe është transportuar më pas drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, me plagë të shumta në kokë e trup.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, të cilët pasi kanë rrethuar perimetrin e vendit të aksidentit, po kryejnë edhe veprimet hetimore në vendngjarje.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është identifikuar edhe mjeti që shkaktoi aksidentin dhe u largua nga vendngjarja.

Burimet zyrtare të Policisë Berat bëjnë me dije se po punohet për kapjen e drejtuesit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re